BOTA

Katër avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Polonisë

Katër avionë luftarakë rusë u detyruan të kthehen në bazë, pasi shkelën hapësirën ajrore polake, ka njoftuar Forca Ajrore e Italisë.

Aeronautica Militare njoftoi se avionët rusë u ngritën nga enklava ruse Kaliningrad, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë dhe fluturuan në një rrugë që i çoi ata nëpër qiellin polak, raportoi “Daily Mail” të mërkurën. Avionët vazhduan më pas mbi Detin Baltik përpara se të niseshin drejt Suedisë.

Forca Ajrore e Italisë tha se avionët rusë shkelën gjithashtu hapësirën ajrore suedeze, por ky pretendim u mohua nga shërbimi i shtypit i Forcave të Armatosura Suedeze, i cili tha se “avioni i Putinit ishte thjesht mbi ujërat ndërkombëtare”.

Avionët italianë u stacionuan në Poloni këtë verë si pjesë e misionit të policisë ajrore të NATO-s.

Polonia është anëtare e vjetër e NATO-s, e cila u bashkua në vitin 1999, ndërsa Suedia në fillim të këtij viti aplikoi për anëtarësim në bllokun e sigurisë së bashku me fqinjin nordik, Finlandën.

Provokimi me avionë luftarakë u bë në kohën kur luftimet vazhdojnë të shtohen në Ukrainën lindore e jugore, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënon me armë bërthamore ndaj Perëndimit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rusUkrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

2 orë ago
Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

2 orë ago
Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në KurskUkrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

3 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

5 orë ago

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,…

6 orë ago

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

9 orë ago