Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, përfshihen tri vetura

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime, si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Veseli.

Tutje tha se vdekjen e kanë konfirmuar mjekët në vendin e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Emergjencave, po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor./Telegrafi/