Udhëheqësi autoritar i Kazakistanit tha se ka autorizuar forcat e sigurisë të qëllojnë pa paralajmërim që të shtypin protestat antiqeveritare.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha se “20,000 banditë” kishin sulmuar qytetin kryesor të Almaty, epiqendër e trazirave të shkaktuara nga një rritje e çmimit të karburantit.
Presidenti ka fajësuar “terroristët” të trajnuar nga të huajt për dhunën, pa dhënë dëshmi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan.