FOTO&VIDEO

Burri nga Prishtina mashtrohet nga një person që i premtoi vizë pune, ia jep 2900 euro

Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë është raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza.

Një rast i tillë është raportuar edhe dje në njërin nga stacionet e policisë në Prishtinë. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një  burrë ka raportuar se është mashtruar nga një grua, e cila i ka thënë se do t’ia siguronte një vize punë për Suedi.

42-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se e dyshuara në këmbim të këtij shërbimi, i ka kërkuar 2900 euro, para këto të cilat viktima ia kishte dhënë.

Sipas tij, “marrëveshja” mes tyre ka qenë që të presin deri në muajin dhjetor, të vitit të kaluar, derisa viza t’i rregullohet.

Si e mori vesh burri nga Prishtina se u mashtrua?

Gruaja e cila e mashtroi atë ishte arrestuar në muajin nëntor, pikërisht më mashtrime me viza. Posa e ka parë lajmin në media se e njëjta është prangosur, 42-vjeçaru e ka kuptuar se edhe ai ishte mashtuar.

Rasti sipas burimeve të Sinjalit është raportuar gjatë ditës së djeshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago