Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka vlerësuar se Qeveria është duke u përzier në organizmin e jetës fetare në Kosovë.
“Ka ndërhyrje direkte të Qeverisë”, është shprehur ai.
“Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave dhe shumë vende kanë hapur xhamitë. Pse vetëm Kosova të privohet nga falja e namazit në xhami? Deri më tani edhe vende e rajonit dhe BE-së. Lugina e ka thyer e para këtë barrierë dhe numri i rasteve nuk është rritur që prej praktikimit të namazeve”, ka thënë Kelmendi në Klan Kosova.
“Kufizimi le të jetë për të gjithë dhe lehtësimi të jetë për të gjithë. Pse aktivistëve të Vetëvendosjes u lejohet të mbajnë protesta në shesh dhe besimtarëve nuk u lejohet ta falin namazin? Qeveria nuk po e respekton BIK dhe besimtarët. Është e padrejtë qe vetëm besimtarët myslimanë mos të shkojnë në xhami. Është e padrejtë. Ka ndërhyrje të Qeverisë në punët e BIK”.
Kelmendi është shprehur se hapat e BIK për konsultimin e ekspertëve janë për t’u respektuar.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…