Biznismeni Kosovar, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për mbylljen e objektit afarist që është në pronësi të Kelmendit pas infektimit të një punëtori me koronavirus.
Kelmendi ka shkruar në Facebook se biznesi i tij nuk duhet të mbyllet aq më pak nga një kryetar si Agim Bahtiri.
“Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aq më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Europiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuarë në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë”, ka shkruar Kelmendi.
“‘ELKOS ETC’ ka ndërmarrë të gjitha masat për të mos qenë vatër e burimit të Infektimit për konsumatorët, përveç masave të parapara nga IKSHKP, e të cilat po zbatohen me përpikëri nga të punësuarit sepse gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë shkelje rregullash”, ka shkruar tutje ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…