Nga: Ibrahim Kelmendi
Kjo pamje nuk paraqet kurrfar “mikpritje shqiptare”, por është pjesë dhe pasojë shekullore e asimilimit kulturor turko-islamik të popullit shqiptar; por kaq është “kaciku” intelektual i Milazim Krasniqit, profesorit të shpifur të gazetarisë në Univeristetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës.
Pardje, me 8 nëntor, afishova një status, i motivuar nga seanca plenare e Bundestag-ut (Parlamentit federativ gjerman), që i dedikohet 30-Vjetorit të rrënimit të Murit të Berlinit. Tangent pata diskredituar shpifësin Sabri Novosella, që kishte sajuar një shpifje ordinere, kompromituese e komplotiste, sikur gjoja makrsistë-leninistët e Lëvizjes kanë demonstruar në Berlin kundër rrënimit të Murit të Berlinit.
Këtë diskreditim duhet ta ketë lexuar Milazim Krasniqi, dhe për shkak se i paskësh djegur që kam diskredituar edhe ata që ishin bërë altoparlant propaganditik të Sabri Novosellës, për ta përhapur sa më shumë atë shpifje, dje paska afishuar hiç më pak se vet Milazim Krasniqi, shpifje të ngjashme, por të modifikuar për misionarizmin e tij mercenarist, që t’i shërbej neofashistit e agresorit mysliman, satrapit Erdogan.
Po e sjell këtu tërë tekstin e tij, meqë atje nuk i kam mundësitë të komentojë e reagoj:
“KUJTIME NGA BERLINI/ Më 9 nëntor 1990 isha në Berlin, në njëvjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Ishte ngjarje drithëruese. E pashë me sy dhe e preka me dorë historinë e madhe: për simbolikë, bëra një foto mbi themelet e murit të rrënuar, njërën këmbë në lindje, tjetrën në perëndim. Fatkeqësisht, atë ditë aty pati një protestë kundër rënies së Murit të Berlinit, nga një grup markistë-leninistësh të Kosovës dhe nga pjesëtarë të PK të Kurdistanit. Horrat ishin bërë bashkë, kundër bashkimit të Berlinit e të Evropës. Unë me Ali Podrimjen, me Eqrem Bashën dhe me Basri Çapriqin, nga ai vend, i dërguam një telegram urimi kancelarit Kol. Kur u kthyem në Prishtinë, gjeta në zyrë letrën falënderuese nga zyra e kancelarit. Kishte mbërritur në Prishtinë para nesh.”
Vërtet për KEQARDHJE që ky farë Milazimi është edhe ligjerues në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndoshta ushtron edhe ndonjë funksion drejtues në atë Universitet, që të marrë honorare ekstra, pos rrogës.
E si mund të jetë e vërtet që paskëshin protestuar bashkë marksistë-leninistët e Kosovës dhe PKK (kurde) kundër rrënimit të Murit të Berlinit, kur ai Mur ishte rrënuar një vit më përpara dhe tashmë, një vit më vonë, ishte shkuar në Histori si një nga fatkeqësit më simbolike për njerëzimin dhe si një absurditet politik i ndarjes së një populli nga pushtuesit.
Meqë interneti ofron mundësi praktike, secili që di të hulumton, i ka mundësitë të gjurmoj në mediat gjermane, elektronike dhe të shkruara, të 9 nëntorit 1990, për t’u bindur se nuk kishte atë ditë një protestë të tillë, as nga marksistë-leninistët e Kosovës, as nga partia kurde PKK dhe as bashkërisht.
Tjetra, në nëntor 1990 nuk gjendej asnjë marksist-leninistë në Kosovë, as për “farë”,siç thuhet, e lere më në Gjermani. Ata pak veta që kishin qenë tashmë ishin konvertuar në LDK-ist të Ibrahim Rugovës dhe Milazim Krasniqit, që nga redaktor i “Komunisti” të Rrahman Morinës ishte shndërruar në antikomunist i shtirur. Ndërsa shpifjen kundër PKK-së kurde e paskësh bërë për të pas një provë dëshmuese, se përditë është erdoganist i zellshëm, gjithsesi i shpifur e plëngëprishës, për ta arsyetuar agresionin neofashist të Erdoganit kundër Popullit Kurd.
Fatkeqësisht poetët Ali Podrimja dhe Basri Çapriqi kanë vdekur, që të mund të reagonin, ndërsa Eqrem Bashën e ka heshtur intelektualizmi i tij akedemik dhe mund që nuk i lexon fare këto statuse në FCB, për të reaguar.
Meqenëse Milazim Krasniqi duke e shfrytëzuar si gjithnjë aftësinë e tij për të shërbyer kah të fryej era, pas luftës së Kosovës u imponua edhe si udhëheqës i departamentit të gazetarisë në UP “Hasan Prishtina”, megjithëse pa ndonjë përvojë të mirëfilltë në gazetari dhe pa parapërgatitje profesionale,- pasi që gënjen ashtu sic nuk duhet të gënjej e shpifë asnjë gazetar në jetën profesionale, “mësimëdhënësin e madh” të gazetarisë, për hirë të studentëve të tij në gazetari dhe të opinionit publik që e “formon” që nga paslufta, apo më mirë të thuhet e keqformon e dezinformon, më duhet ta pyes:
Si arrite që ta kuptoje se më 9 nëntor 1990, kur paskësh qenë në Berlin “me Ali Podrimjen, me Eqrem Bashën dhe me Basri Çapriqin”, që po atë ditë “… aty pati një protestë kundër rënies së Murit të Berlinit, nga një grup markistë-leninistësh të Kosovës dhe nga pjesëtarë të PK të Kurdistanit. Horrat ishin bërë bashkë, kundër bashkimit të Berlinit e të Evropës.”
Si “profesor i gazetarisë dhe formues i opinionit publik”, a mund të tregosh saktësisht se kush ishin ata nga ai “grup markistë-leninistësh të Kosovës”?
I pave vet apo të tegoj dikush për ta? Kush të tregoj dhe kur dhe ku i paska parë ai ata?
Nëse nuk je në gjendje të sjellësh fakte e dëshmi që e vërtetojnë pohimin tënd, jo që të them une, por vet ti Milazim Krasniqi i tregon opinionit publik që je gënjeshtar dhe e rrenë e dezinformon opinionin publik, madje edhe pas 30 vitesh qëkur ra Muri i Berlinit. Vërtetë është e dhimshme dhe shqetësuese se kush ua mëson rregullat e profesionit atyre studentëve fatkqinj të gazetarisë atje, që as lajmin nuk janë në gjendje ta shkruajnë pa shpifje e gënjeshtra ?!
Mjer shqiptarët që kanë kësi Milazimi – të konvertuar nga komunisti titist në mysliman erdoganist?!
Atëherë dhe tani marionetë mercenare!
PS. As fotografia e publikuar nga Milazim Krasniqi, dhe e komentuar prej tij: “mikpritje tipike shqiptare”, nuk paraqet mikëpritje tipike shqiptare por shpërfytyrim otomano-erdoganist!