Në një emision të televizionit publik serb RTS, në pyetje të moderatores cila është e vërteta mbi vrasjen e vëllezërve Bytyqi, Daçiq ka theksuar se “këtu nuk bëhet fjalë për turistët amerikanë por për pjesëtarët e UÇK-së”.
“Kush është përgjegjës, kjo nuk është çështje e vendimit politik. Në Amerikë në çdo takim flasin për këtë temë. Informacioni im është në harmoni me atë çfarë ka punuar prokuroria. Unë e kam aktakuzën të cilën e ka shkruar Vukiçeviq, se nuk është lëvizur përpara me hetime”, ka pretenduar shefi i diplomacisë serbe.
Ai ka theksuar: “Këtu nuk bëhet fjalë për turistët amerikan por për pjesëtarët e UÇK. Ata kanë kaluar në mënyrë ilegale në Serbi, më 26 qershor janë ndaluar në kufi. Nuk e kam të qartë për këtë veprim, si dhe përse dhe si ka lejuar NATO të kalojnë në këtë anë dhe cili ishte qëllimi. Ata kanë pasur dokumente nga ambasada amerikane në Shqipëri dhe uniforma të UÇK-së”.
“Shtrohet pyetja, çfarë kanë kërkuar vëllezërit Bytyqi në Serbi dhe përse kanë ardhur si shtetas amerikanë”, ka thënë Daçiq.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…