POLITIKE

Këlyshi i Putinit: Nuk na ndihmuan në ’99, Serbia nuk u bashkohet thirrjeve për sanksione kundër Rusisë

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, njëkohësisht kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do i bashkohet thirrjeve të vendeve të BE-së për sanksione kundër Rusisë, pasi ato nuk e kanë ndihmuar në vitin 1999 kur vendi i tyre është bombarduar.

Daçiç ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka kryer një agresion kundër Ukrainës dhe se do të ishte një problem i madh nëse BE do të bënte presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ndër të tjera në intervistën e tij për mediat ai është shprehur se Serbia nuk duhet t’i bashkohet asnjë sanksioni.

“A jemi ne Serbia një fuqi energjetike, kështu që gjithçka varet nga mënyra se si do të deklarohemi, ne duhet të shikojmë interesat tona. Kemi vdekur shumë herë për të tjerët. Të ruajmë marrëdhëniet me BE-në dhe me Rusinë dhe Kinën, sepse askush nuk do të na mbrojë nëse Rusia dhe Kina pushojnë së na mbrojturi”, ka thënë Daçiç.

Ai tha se kriza në Ukrainë ndodhi për shkak se Perëndimi nuk e respektoi marrëveshjen se NATO nuk do të shkojë në Lindje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago