POLITIKE

“Kemi 75 ditë rezerva naftë”, Vucic: Do të ndërtojmë naftësjellës që kalojnë në Hungari dhe Shqipëri

Serbia do të ndërtojë një naftësjellës që do ta lidhë me burimet natyrore ruse, duke shmangur kështu masat kundër Kremlinit të vendeve perëndimore, dhe në të ardhmen një naftësjellës alternativ që kalon nga Maqedonia e Veriut dhe përfundon në Durrës.

Lajmin e dha Presidenti serb Aleksander Vucic këtë të shtunë kur ai ju drejtua popullit, duke sqaruar një seri masash dhe vendimesh që kishte paralajmëruar si të rëndësishme disa ditë më parë.

Naftësjellësi i parë, me kosto fillestare rreth 100 milionë euro, do të kalojë përmes Hungarisë, një nga aleatët e pakët europian të Rusisë, dhe do të jetë i gjatë rreth 128 kilometra.

Vendimi u mor nga autoritetet serbe pasi Kroacia ka pezulluar furnizimin me naftë ruse si pjesë e masave kundër pushtimit të Ukrainës.

Por ndërtimi i këtij naftësjellësi që niset në Novi Sad drejt kufirit hungarez, është vetëm maja e ajsbergut të një plani energjetik më ambicioz, me vlerë rreth 12 miliardë dollarë, ku Beogradi ka në plan edhe ndërtimin e një naftësjellësi që përfundon në portin e Durrësit dhe një rafineri për naftën e Venezuelës, një nga partnerët e piketuar nga Beogradi për furnizimin me naftë.

Sipas Vucic, vendi ka rezerva nafte vetëm për 75 ditë, si dhe 200 mijë ton naftë bruto.

Presidenti serb foli edhe për Kosovën, ku njoftoi presionin ndërkombëtar për njohjen e Prishtinës në OKB, që sipas tij do të shkëmbehej nga Beogradi me një proces anëtarësimi shumë më të shpejtë në BE, por që për Beogradin ky propozim është ende i papranueshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago