“Kemi me iu ngreh zvarrë”- Frashër Krasniqi tregon detaje të sulmit nga djali i Tomë Gashit

Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka dhënë detaje pas sulmit fizik që ka marrë nga ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes Albin Gashi, djali i Tomë Gashit.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/799378630591802/

Në InfoMagazinë të Klan Kosovës, Krasniqi, ka thënë se Gashi e kishte sulmuar dje rreth orës 14:00, por se rastin nuk ka dashur ta bëj publik, paar se ta denoncojë në Polici.

“Sulmi ka ndodhë dje rreth orës 14:00. Nuk kemi dasht me bë publike para se me bë denoncimin në Polici. Se kemi bërë për shkaks e kam dasht me denoncu në Polici, kjo më është duk më korrekte”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

Krasniqi, ka treguar edhe detaje se si ka filluar sulmi ndaj tij, nga Albin Gashi.

Madje, ka thënë se Gashi, pasi ka filluar ta fyej me lloj-lloj fjalë, i ka thënë se të gjiihë do ti ngrehin zhagë.

“Fillioi mem kërcënu, duke më thënë Nol Nushin kemi me ngre zhag. Krejt juve kemi me ju ngre zhag. Llloj- lloj fyerje. Unë i kam thënëse nuk e kam ndërmend me u kacafyt me ty. Aai më ka sulmuar pastaj fikziksiht dy herë. Me ka sulmuar me grusht në kokë. Ia kam kthy që nuk e kam ndërmend ta kthej, vetëm i kam thënë ndal. Nuk kam dasht me ia kthy sepse skena që ka ndohhë para dy vjete nuk kam dasht me përsërit”, ka thënë Krasniqi