Në orët e agimit të 24 korrikut, qiejt mbi qytetet e përgjumura Reni dhe Izmail në lumin Danub u ndezën papritur nga të shtëna armësh dhe shpërthime.
Gjatë katër orëve që pasuan, një duzinë dronësh kamikazë rusë u përplasën në portet përkatëse, duke plagosur shtatë persona dhe duke rrafshuar depot e përdorura për të transportuar grurin ukrainas tek më të varfrit në botë.
Një krizë e re globale ushqimore shfaqet në fund të sulmit, por, ndoshta po aq rrëqethës është fakti se sulmi ndodhi vetëm disa qindra metra larg territorit të NATO-s.
Kjo sepse, pikërisht në anën tjetër të Danubit, është Rumania – një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kjo ishte goditja më e afërt që Rusia ka bërë ndonjëherë në raport me kufijtë e NATO-s, duke rindezur frikën e një përballje midis fuqive globale, që do të përkthehej në Luftën e Tretë Botërore.
“Ky është një kërcënim i rëndë për NATO-n“, paralajmëroi strategu gjeopolitik Alp Sevimlisoy, pas këtij incidenti në kufijtë e Rumanisë.
Grupi mercenar i etur për gjak aktualisht ndodhet në mërgim në Bjellorusi pas një grushti të dështuar shteti në qershor, por ajo çka dihet për ta është se janë përdorur tashmë për të kërcënuar Poloninë, një tjetër anëtare e NATO-s.
“Ne duhet të sigurohemi që parandalimi i nevojshëm funksionon, në mënyrë që të mos krijohet një kërcënim për transportin ndërkombëtar dhe në mënyrë që vendet nën sulm të mos shantazhohen nga Federata Ruse”, theksoi Sevimlisoy.
Melinda Haring, një anëtare e lartë në Këshillin Atlantik u pajtua me ekspertin e sigurisë duke shtuar: “Teksa sulmet raketore të Putinit po afrohen gjithnjë e më shumë me BE-në dhe vendet e NATO-s, ekziston mundësia që rusët të kenë një “opsiee – gabim pa ‘vetëdije’“.
Nëse ka një ‘opsiee’ dhe një raketë ruse shkon në Rumani, kjo do të shkaktojë një krizë të madhe, pasi vendet e NATO-s do të mblidhen dhe do të duhet të marrin një vendim për nenin 5, duke konsideruar nëse ky është një sulm ndaj Rumanisë dhe nëse duhet ta mbrojnë atë.
“Do të krijohej një problem i madh nëse raketat do të përfundonin në territorin e NATO-s”, nënzion ajo.
Hera e fundit që NATO iu afrua një përplasjeje me Rusinë ishte fundi i vitit të kaluar kur një raketë goditi Poloninë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy fermerë.
Udhëheqësit botërorë, të cilët morën pjesë në një samit të G20 në atë kohë, zhvilluan bisedime të furishme mbi një përgjigje përpara se të zbulohej se raketa ishte lëshuar në të vërtetë nga Ukraina dhe kishte dalë jashtë kursit.