POLITIKE

Kërcënimi i Zelensky-t për Rusinë: Nuk do t’ju mbetet asnjë anije deri në fund të luftës

Kievi paralajmëron të hakmerret kundër sulmeve ruse në Detin e Zi, në mënyrë që importet dhe eksportet e grurit nga portet të mund të kryhen pa pengesa.  Ai i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) në portet e Ukrainës.

“Nëse Rusia vazhdon të pushtojë Detin e Zi, përtej ujërave të saj territoriale, duke vendosur bllokada ose duke hapur zjarr kundër nesh, Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është një mbrojtje e justifikuar, pavarësisht nga korridori (i sigurt). Ne nuk kemi aq shumë anije. Por ata (rusët) duhet të kuptojnë se deri në fund të luftës nuk do t’u mbetet asnjë anije. Asnjë!”, paralajmëroi presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky.

Tensionet në Detin e Zi janë përshkallëzuar pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që lejonte eksportet e grurit nga portet ukrainase. Që atëherë, raketat ruse dhe UAV-të kanë goditur vazhdimisht depot e Ukrainës dhe infrastrukturën portuale. Bllokada detare e vendosur nga forcat ruse po mbyt ekonominë e Ukrainës, e cila para fillimit të luftës mbështetej në eksportet e grurit dhe çelikut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

9 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

9 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

9 orë ago