Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se kërcënimi për bombë vjen nga një numër kupërdoruesi i këtij numri ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković, dhe se në disa profile të lidhura me të është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladić.
Kush është Ratko Mladic?
Ratko Mladiq, ish-komandant i të ashtuquajturës Ushtri e Republikës Srpska (VRS), u dënua në vitin 2021 nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në periudhën 1992-1995.
Sipas aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës, nën komandën e Mladiqit, forcat serbe mbajtën Sarajevën nën rrethim për më shumë se tre vjet, duke shkaktuar mijëra viktima dhe shkatërrim të gjerë. Po ashtu, qytetet si Foca, Prijedor dhe Vishegrad u spastruan etnikisht nga popullatat jo-serbe në atë që u cilësua si krim kundër njerëzimit.
Krimi më i rëndë i lidhur me Mladiqin mbetet masakra e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në një akt të njohur ndërkombëtarisht si gjenocid.
Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar në apel është konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat e luftës në Bosnje.
Tutje, Sveçla theksoi se institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke e trajtuar këtë çështje me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat përgjegjës.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…