Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qenë cak i kanosjes të premten në sheshin “Hasan Prishtina” në këtë qytet. Për rastin tashmë janë vënë në dijeni organet e rendit dhe si rezultat një person ka përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, Idrizi është kërcënuar përmes telefonit, për motive që akoma nuk dihen – por që dyshohet se lidhen me punën.
Përballë kësaj situate, Idrizi ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë për kërcënimet ndaj tij.
Pas raportimit të incidentit, i dyshuari është identifikuar dhe është siguruar prezenca e tij, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…