LAJME

Kërcënohet Ramiz Lladrovci dhe drejtori i tij – shkak një pronë komunale

Sinjali ka mësuar se kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, është kërcënuar indirekt nga dy persona, duke i çuar selame përmes drejtorit për gjeodezi, kadastër dhe pronë e më pas kanë shkuar edhe te komuna.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka nisur te një restorant ku drejtori Arian Krasniqi ishte takuar me dy të dyshuarit, me të cilët kanë komunikuar lidhur me një vendim të komunës për lirimin e pronës komunale, që dyshohej se shfrytëzohej nga pala e dyshuar.

Në shenjë revolte, të njëjtat burime thonë se të dyshuarit kanë deklaruar se do ta refuzojnë lirimin e pronës, duke paralajmëruar se do të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm vetëm për të mos e zbatuar vendimin.

Të njëjtit i janë drejtuar drejtorit Krasniqi që këtë “punë do ta rregullojnë direkt me kryetarin” – selam ky që kanë kërkuar t’i shkojë Lladrovcit.

Për të mos mbaruar me kaq, njëri nga të dyshuarit ka shkuar edhe te objekti i komunës, ku ka qëndruar për një periudhë të shkurtër kohore, derisa një njësi policore zbarkoi në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, teksa edhe i dyshuari tjetër është kapur dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin Arian Krasniqi për të marrë versionin e tij, por i njëjti tha se do të lajmërohet vetë pasi është i zënë për momentin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

29 minuta ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

2 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

4 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

4 orë ago