Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan thotë se Turqia do t’jua ‘shtypë kokat’ luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në Sxirinë veriore.
Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Por, të shtunën, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin.
Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain, shkruan Top Channel.
Duke folur në një tubim në provincën turke Kayseri, Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, sic u ra dakord për armëpushimin, ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve.
“Nëse tërhiqen, në rregull. Nëse jo, minutën në të cilën do të përfundojnë 120 orët ne do të fillojmë nga atje ku e lamë dhe do të shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan.
Lideri turk do të bisedojë javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Të shtunën ai tha se nëse ato bisedime nuk do të japin një zgjidhje, Turqia do të implementojë planet e veta.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…