KRYESORE

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli la në burg Veliajn

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, ka ndryshuar masa e sigurisë vetëm për biznesmenin Elman Abule, i cili akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për biznesmenin.

Vendimi është lexuar më vonë se orari zyrtar i planifikuar, për shkak se gjyqtari Engert Pëllumbi ka shqyrtuar një kërkesë tjetër të mbërritur në gjykatë nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kërkoi heqjen e sekuestros preventive mbi dy llogari bankare në emër të saj dhe të kompanive që disponohen nga ajo.

Pasi shqyrtoi kërkesën, gjyqtari Engert Pëllumbi refuzoi kërkesën e Xoxës, duke lënë në fuqi sekuestron preventive mbi këto llogari bankare, të cilat kapin vlerën e rreth 800 mijë euro.

Sa i takon Veliajt, Apeli i GJKKO pranoi kërkesën e prokurorëve Dumani dhe Dado, të cilët kërkuan vijimin e qëndrimit të tij në burg, duke refuzuar mundësinë që ai të lirohet, qoftë dhe me garanci pasurore.

Prokurorët paraqitën prova të reja, përfshirë përgjime të telefonatave të Veliajt nga paraburgimi, me vëllain dhe bashkëshorten, ku flitej mbi akuzat ndaj SPAK.

Kujtojmë se nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të sofistikuar për përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, në të paktën 10 raste, SPAK ka ngritur dyshime të arsyeshme për korrupsion, ku Veliaj ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike dhe lejeve të ndërtimit për subjekte tregtare të lidhura me të. Këto fonde, më pas, janë transferuar drejt organizatave jofitimprurëse, shoqërive private dhe individëve të afërt me Xoxën, duke krijuar një skemë të ndërlikuar transaksionesh financiare.

SPAK konfirmon se Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 9 raste, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, ndaj Ajola Xoxës rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjithashtu, SPAK ka bërë të ditur se pesë biznesmenë janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv, ndërsa nën hetim është vënë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila dyshohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës. Hetimet janë udhëhequr nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago