Gerard Piqué i rikthehet polemikave në rrjetet sociale.
Ish-futbollisti i Barcelonës, kur u pyet se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve, ka qenë protagonist i një komenti që ka shkaktuar shumë reagime.
“Të jetojnë jetën dhe të bëjnë shumë seks”, u shpreh Pique.
Reagimet ishin të ashpra. “Këshillën e ka zbatuar personalisht”, shkruan një përdorues në Twitter, duke kujtuar ndarjen e tij me Shakirën për të nisur një lidhje me Clara Chía.
“Pyet Cristianon për këshilla për rininë dhe do të dëgjoni urtësi të pastër”, komentoi një tjetër.
Klipi i këshillës së Pique, publikuar në TikTok, ka marrë mbi 400 mijë pëlqime.