LAJME

Gjermani: Kontrolle masive të punësimit ilegal në ndërtim

Në një aksion të gjerë në të gjithë Gjermaninë, autoritetet gjermane doganore zbuluan shumë punëtore pa leje qëndrimi apo pune. Po ashtu u gjetën shkelje të punëdhënësve në lidhje me pagën minimale.

Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër punës në të zezë në Gjermani. Qëllimi ishte të kontrollohej respektimi i detyrimit të sigurimeve sociale dhe pagës minimale, si edhe zbulimi i punës ilegale. Në të gjithë Gjermaninë u angazhuan për kontrolle 3400 punonjës të doganës gjermane, sipas të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës. Në fokus ishin sidomos kantieret e mëdha të ndërtimit, ku shpesh gjenden raste të punësimit ilegal. Prej vitesh në Gjermani gjenden mijëra vetë nga Ballkani, që punojnë sidomos në kantieret e ndërtimit në të zezë dhe në kushte të këqija pune. Sipas një zëdhënësi të Doganës Qendrore të Shvainfurtit “sektori i ndërtimit është shumë i prekur nga puna në të zezë dhe punësimi ilegal”.

Vetëm në landin e Meklenburg-Pomeranisë u kontrolluan 610 vetë dhe në 48 raste u gjetën persona pa dokumente të rregullta që duhen verifikuar më tej. Në Hannover në një kantier ndërtimi nga 69 të punësuar, u gjetën 47 persona me dokumente të pasakta, që po ashtu do të kontrollohen më tej. Edhe në landin Renani Veriore-Vestfali u bënë kontrolle nga qindra punonjës të doganës. Në Köln nga 350 persona të kontrolluar në ndërtim u gjetën 30 vetë që punonin në të zezë. Pra gati çdo i dhjeti person. Shumica u gjetën në një kantier ndërtimi në Këln-Dojtc. Jens Ahland, zëdhënës i Doganës Qendrore të Kölnit tha se “bëhet fjalë të kontrollohet nëse punëtorët kanë lejen e punës, apo nëse marrin asistencë sociale dhe natyrisht nëse punëdhënësit e respektojnë dhënien e pagës minimale”.

Përmes punës ilegale shtetit gjerman i shkaktohet një dëm i madh financiar. – Vetëm vitin e kaluar u kontrolluan në 15.000 raste punëdhënësit e sektorit të ndërtimit. Në më shumë se 21.000 raste pati procedime hetimore vitin e kaluar. Dëmi i shkaktuar sipas doganës kapi shifrën e 375 milionë eurove. Të dhënat e mbledhura nga autoritetet doganore pas kontrollit të djeshëm (25.04.) do të verifikohen dhe një pjesë bëhen të ditura të mërkurën./DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago