POLITIKE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thotë se Mini-Schengeni e dëmton Kosovën në raport me Serbinë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një reagimi për media, thotë se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e dy samiteve në Novi Sad të Serbisë, datë 10 tetor dhe në qytetin e Ohrit në Maqedonisë së Veriut, datë 10 nëntor, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, kryeministrave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe të zyrtarëve të lartë të BiH dhe Malit të Zi, pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës.

KASH, thotë se mbështet çdo iniciativë rajonale në filozofinë e parakushteve integruese të rajonit në BE dhe qëllimin e mirë për përmirësimin e jetës, sigurisë dhe ekonomisë së shqiptarëve dhe të gjithë rajonit.

“Nga ana tjetër, vlerësojmë se nisma të tilla, të një rëndësie të veçantë, me pasoja të ndjeshme në zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, veçanërisht në botën shqiptare, duhet të gëzojnë një konsensus të gjerë politik e social, nëpërmjet një transparence dhe analize të plotë të avantazheve dhe disavantazheve për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin. Analiza duhet të jetë edhe më e kujdesshme, kur propozime të tilla vijnë nga shtete që janë kundër anëtarësimit në NATO, nuk zbatojnë plotësisht politikën e BE dhe janë pjesë e unionit Euro-Aziatik”, thuhet në deklaratën e KASH-it.

Aty thuhet se vendimmarrja politike për këto iniciativa dhe zbatimi i tyre nuk janë e nuk mund të jenë ekskluzivitet i një qeverie të caktuar.

“Projekti strategjik i shqiptarëve për t’u integruar në familjen Euro-Atlantike, si dhe qëndrimet e partnerëve tanë BE dhe SHBA, duhen kuptuar vetëm në përputhje me një qasje gjithëpërfshirëse dhe në respekt të plotë të integritetit dhe sovranitetit të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron çdo marrëveshje që nuk përfshin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur jo në perputhje me interesat kombëtare dhe politikën tonë të jashtme.

Sipas KASH-it, zbatimi në praktikë i kësaj marrëveshje nuk do të ishte i mundur në një kohë kur Serbia vazhdon ta ketë në kushtetutë Kosovën si pjesë të saj.

“Në këto kushte, kjo marrëveshje nuk i shërben procesit të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Ajo mund të dëmtojë interesat e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

“Së fundi, theksojmë se, Integrimet Rajonale janë shumë të rëndësishme, por ato nuk mund të zëvendësojnë ato Euro-Atlantike. Shqipëria, shqiptarët dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë alternativë tjetë veç anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE”, thuhet krejt në fund të reagimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago