LAJME

Këshilli i BIK në Prishtinë tentoi ta mbyllte rastin e keqpërdorimit të 166 mijë eurove

Por, për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë këtë vjedhje të pretenduar.

Madje, të njëjtit kanë tentuar ta mbyllin këtë rast brenda organeve të BIK, duke mos e raportuar në institucionet e drejtësisë. Këtë e argumenton edhe avokati i këshillit, i cili thotë se nga Rexha kanë kërkuar kthimin e mjeteve në mënyrë që rasti të mos raportohej në organet ndjekëse.

 

Gazetarja: Që i bie zotëri Sopjani pavarësisht se i ka pasur për afër dy vjet të gjitha këto prova në sirtarin e tij, nuk e ka autorizuar më herët juve apo ndonjë avokat tjetër për ta bërë kallëzimin penal?
Shefqeti:
Ne e kemi diskutuar edhe këtë pjesë për shkak të natyrës së funksionimit të Këshillit të Bashkësisë Islame, për shkak të imazhit të tyre, ata kanë thënë që kanë pasur diskutime përmes personave të tretë që zotëri Rexha të bëjë kthimin e shumave që dyshohet të jenë marrë dhe kjo çështje të mos ketë impakt as të dëmtimit.
Gazetarja
: Megjithatë për dy vjet i ka kthyer zotëri Rexha një pjesë të shumës apo jo?
Shefqeti:
Për ata është diskutuar që kjo çështje të sqarohet sepse keni parasysh sepse edhe programi i ATK-së me të cilin ka funksionuar zotëri Rexha ka qenë fizik dhe jo elektronik ku kyçën direkt në Administratë Tatimore.
Gazetarja
: A i ka kthyer parat për këto dy vjet zotëri Rexha?
Shefqeti:
E di që diçka kanë diskutuar por sa unë kam informacion, shuma për të cilën është bërë padia për kthimin e tyre është 166 mijë euro.
Gazetarja
: I ka kthyer ndonjë pjesë të parave Rexha?
Shefqeti:
Nuk kam informacione”.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe avokati i Rexhës, Kastriot Feka.

Mirëpo, Feka thekson se nga Rexha është kërkuar kthimi i vetëm 30 mijë eurove, ani se i njëjti po akuzohej për 166 mijë euro vjedhje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago