POLITIKE

Këshilltari i lartë i Netanyahut: Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Mark Regev,  ka thënë se Hamasi e ka filluar luftën, ndërsa ata do ta përfundojnë me fitoren e tyre. I pyetur për civilët në Gaza, Regev ka thënë se nuk janë duke i targetuar ata, dhe se u kanë kërkuar që të largohen nga veriu, pasi sipas tij, aty do të ketë luftime të ashpra.

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Regev tha se popujt e dy shteteve janë miq të mirë.

“Populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre”, theksoi ai.

“Operacioni ynë në Gazë kundër terroristëve po vazhdon edhe më tej. Gjithçka çfarë mund të them në këtë moment është se ne jemi në betejë, jemi në luftë.  Izraeli nuk e donte këtë luftë, por na u detyrua nga Hamasi dhe Organizata Terroriste ISIS. Ata na sulmuan më 7 tetor, masakruan njerëzi tani, ata vranë, përdhunuan, dogjën njerëz të gjallë, vranë prindërit në prani të fëmijëve të tyre dhe fëmijët në prani të prindërve të tyre dhe morën mbi 220 njerëz peng. Ne nuk e deshëm këtë luftë, por Hamasi e filloi këtë luftë dhe ne po i përgjigjemi dhe do ta përfundojmë këtë luftë me fitoren e Izraelit”, tha ai për RTK-në.

Regev thotë Hamasi është një një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit.

“Ne nuk targetojmë qytetarët dhe sigurisht duam të jemi të kujdesshëm me jetët e qytetarëve tanë. Ne nuk kemi iluzione për Hamasin. Është një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit. Ne ishim viktima të atyre akteve tre javë më parë, të shtunën e 7 tetorit. Kështu që ne po luftojmë për mbrojtur popullin dhe shtetin tonë. Por mendoj që njerëzit e Gazës po ashtu meritojnë më mirë se që kanë me Hamasin. Ky regjim terror u ka sjellë atyre vetëm vuajtje dhe varfëri”, është shprehur ai.

I pyetur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe cili është mesazhi i Izraelit për Kosovën e Serbinë, Regev ka thënë se nuk është në dijeni të shumë fakteve, por ka shtuar se Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre.

“Nuk dua të them diçka për të cilën nuk jam në dijeni të fakteve. Unë e di që populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. E njoh ambasadorin tuaj në Izrael dhe e di që Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre. Për incidentin që e përmendët më duhet të marrë më shumë informata për shkak se tash e tri javë jam i angazhuar me këtë krizë prandaj edhe nuk mund të japë ndonjë mendim apo të them diçka që nuk do të ishte e saktë. Më vjen keq”, ka thënë ndër të tjera ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

30 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago