Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli përmes një postimi në Facebok, i është kundërpërgjigjur publicistit Veton Surroit duke iu drejtuar që Pacolli ka takuar qindra president dhe vazhdon të takojë dhe se ka takuar edhe Millosheviqin.
Murseli ia numëron disa fakte Surroit duke i përmendur edhe lutjen ndaj Millosheviqit me hapë televizionin tuaj duke i premtuar atij lojalitet.
Në fund, Murseli thotë për ty janë faktet dhe për z. Pacolli vetëm paragjykimet e njërezëve të frustruar që flasin si halla në kacë të cilët askush nuk ua vë veshin.
Postimi i plotë:
Behgjet Pacolli në jetën e tij ka takuar qindra presidentë dhe vazhdon të takon. E ka takuar edhe Millosheviqin dhe çfarë është biseduar me të është e shkruar në librin e tij, por më duket se pas z. Pacolli jeni takuar edhe ju, Veton Surroi! A jeni ju, Veton i cili personalisht e keni lutur Millosheviqin me hapë televizionin tuaj duke i premtuar atij lojalitet.
A jeni ju autori i shkrimit ”Rojat e Kushtetutës” e botuar në mars të vitit 1989 në gazetën “Rilindja”, ku shkruante me nënçmim për protestat e klasës punëtore, grevat në Kosovë dhe për protestat e emigrantëve shqiptarë jashtë kufijve të Jugosllavisë.
Për ty janë faktet dhe për z. Pacolli vetëm paragjykimet e njërezëve të frustruar që flasin si halla në kacë të cilët askush nuk ua vë veshin.
Jeni komunist i vërtetë!
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…