Lista e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ketë ndryshime, pas votimit të Qeverisë së Re të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së si deputetë të rinj do të jenë: Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri.
Pesë deputetët e rinj do të përfaqësojnë LDK-në, në Kuvendin e Kosovës pasi Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Avdullah Hoti do të jenë në pozitat ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.