Pasditen e sotme në një kafiteri të njohur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka ndodhur vrasje e dyfishtë.
Mediat vendase bëjnë të ditur se dy viktimat janë Jeton Krivanjeva me nofkën “Zhilla” dhe Enes Iseni me nofkën “llaci” të cilët u ekzekutuan në atentatin mafioz me breshëri plumbash.
Sipas mediave, vrasja ndodhi pasi persona të maskuar iu bënë pritë dhe gjuajtën në drejtim të tyre.
Në vend ngjarje ndodhen edhe forca të mëdha policore. Policia është në ndjekje të autorëve të cilët veturën me të cilën e kryen krimin i kanë vënë flakën dhe janë zhdukur në drejtim të panjohur.