KRYESORE

Merkel kritikon sanksionet amerikane për shkak të gazsjellësit Rrjedha Veriore 2

Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi planet e SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj kompanive që ndërtojnë tubacionin e gazit natyror Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2), me të cilin gazi rus do të transferohet në Gjermani.

“Ne jemi kundër sanksioneve ekstraterritoriale”, tha Merkel në parlamentin gjerman duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për legjislacionin e miratuar nga Senati i SHBA-së të martën.

“Dhe ky nuk është një pozicion i ri pas vendimit të djeshëm. Ky ka qenë gjithashtu rasti me sanksionet ndaj Iranit, ne u përballëm me të njëjtin problem” shtoi ajo.

Qeveria gjermane ka kritikuar prej kohësh administratën e SHBA-së për marrjen e vendimeve të njëanshme dhe vendosjen e sanksioneve, të cilat kufizojnë veprimtarinë edhe të kompanive të vendeve të treta.

Kancelarja gjermane kërkoi bisedime të mëtejshme për të kapërcyer dallimet me qeverinë amerikane.

Administrata Trump së fundmi ka rritur presionin ndaj Berlinit për të braktisur projektin Rrjedha Veriore 2, duke pohuar se ky projekt do ta bënte Evropën të varur për energjinë ruse.

Sanksionet e miratuara nga ligjvënësit amerikanë të martën synojnë ndëshkimin e kompanive që punojnë në projektin në fjalë.

Pasi të funksionalizohet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 pritet të transportojë 55 miliardë metra kub të gazit natyror çdo vit nga Rusia në Evropë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago