LAJME

Këta janë dy shqiptarët e arrestuar në Bujanoc nga policia serbe

Kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktori Gani Veseli u arrestuan mbrëmjen e 9 qershorit nga Policia e Serbisë. Ismaili dhe Veseli u arrestuan për shkak të një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

Dje, pak para mesnatës, koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu në deklarimin e tij për opnionin rreth këtyre arrestimeve, tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, shkroi ai.

I arrestuari, Jetmir Ismaili

Ndërsa, aktori Veseli ka njoftuar se disa orë pasi u intervistuan në stacionin e Policisë, Ismaili dhe ai janë liruar.

“Jemi mir, me drejtorin e Sh.K.te Bujanocit jemi liuar nga organet e Policis ne Bujanoc. Falemderit nga mesazhet e pa numerta, per cdo info neser do te japim njoftim permes konfereces, filmat nuk do te mbahen deri me nje kohe te pacaktuar.”, ka shkruar Veseli.

I arrestuar, Gani Veseli


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago