Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të partisë ka publikuar raportin financiar për zgjedhjet e 6 tetorit në të cilën përfshihen të hyrat dhe shpenzimet e periudhës 22 gusht 2019- 6 tetor 2019.
Në formularët e deklarimit të financave figurojnë edhe emrat e të gjithë donataorëve, disa prej të cilëve janë edhe pjesë e partisë.
Në listë vërehet emri i Sekretares së VV’së, Vlora Haxhimemedi e cila ka dhuaruar 1mijë e 500 euro. Gjithashtu edhe emri Besnik Bislimit i cili ka dhuruar 1 mijë e 200 euro.
Sipas raportit të publikuar nga donacionet për Lëvizjen Vetëvendosje kanë shkuar 95 mijë e 96 euro e 58 cent.
Gjithashtu partia e Kurtit ka pranuar kontribute në formë mallërash e sherbimesh në vlerë prej 24 mijë e 450 euro e 27 cent.
Shuma totale e të hyrave për fushatë përfshirë edhe financat nga buxheti i Kosovës kapin vlerën e 276 mijë e 302 eurove e 73 cent.
Derisa sipas raportit të gjitha shpenzimet e bëra për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit kapin vlerën e 451 mijë e 979 eurove e 85 centë.
Partitë politike janë të obliguara t’i raportojnë financat e tyre tek Komisioni Qendror Zgjedhor./Express/