LAJME

Këta janë katër personat e dyshuar nga familja Spahiu dhe Krasniqi për vrasjen në tentativë në Podujevë – dy nga ta ende në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në qytetin e Podujevës, ku katër të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri, duke lënë të plagosur tre persona. Dy nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy tjerët janë ende në arrati, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit për plagosjen e tre personave janë Halim Spahiu, Armend Spahiu, Fidan Krasniqi dhe Osman Krasniqi.

Burimet bëjnë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Gjykatës në Podujevë, kur dy familjet janë përleshur mes vete me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar Halim Spahiu dhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtar rasti.

Si pasojë e të gjuajtjes me armë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në shtëpitë e veturat private që ndodheshin në vendin e ngjarjes, duke e bërë edhe më rrëqethëse gjithë historinë për shkak të rrezikut që u kanosej qytetarët që s’ishin fare të përfshirë në rast.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja që dyshohet të jenë të armëve që u përdorën në rast, e po ashtu ka sekuestruar një armë zjarri dhe disa fishekë.

Halim Spahiu është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ku edhe po vazhdon trajtimin nën masat e sigurisë.

Po ashtu edhe i dyshuari tjetër, Armend Spahiu, është arrestuar nga Policia dhe tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës.

Ndërkohë janë marrë të gjitha veprimet hetimore që Policia t’u bie në gjurmë edhe dy të dyshuarve nga familja Krasniqi, Osmanit dhe Fidanit, të cilët ende ndodhen në arrati.

Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e dy familjeve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarve që janë arrestuar, t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë në bashkëkryerje’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

31 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago