LAJME

Këta janë katër të arrestuarit në operacionin e anti-terrorizimit në Kaçanik

Një operacion i madh i Njësisë Kundër Terrorizmit është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Lika. Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë emrat e personave të ndaluar si: Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami.

Të katër këta persona dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje“, “Pjesëmarrje në grupe terroriste“, dhe “Rekrutim për qëllime terroriste“.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e 25 prillit 2025 dhe përfshiu bastisje të njëkohshme në disa lokacione. Burimet hetimore kanë konfirmuar për Sinjalin se të arrestuarit kanë qenë nën masa të fshehta të hetimit prej kohësh dhe veprimet e tyre janë monitoruar përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve fizike.

Hetimet lidhen drejtpërdrejt me rastin e vrasjes së rreshterit Afrim Lika – një ngjarje që ka tronditur strukturat e sigurisë në vend dhe që po trajtohet me prioritet maksimal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Sipas informacioneve, provat e siguruara nga bastisjet konsiderohen vendimtare dhe do të luajnë rol kyç në formalizimin e akuzave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago