BREAKING NEWS

Këta janë të dyshuarit për plagosjen e Luan Malokut

Si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën sonte në Veternik, i plagosur mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.

Sipas burimeve të Indeksonline plagosja e Malokut ndodhi pikërisht para shtëpisë së tij.

Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, ku u theksua se i njëjti gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por jashtë rrezikut për jetë.

Sipas burimeve të Indeksonline personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë: Orhan Agushi dhe Uran Agushi.

Të njëjtit dyshohen të jenë kryesit e kësaj vepre, teksa njësitet policore janë duke kryer hetimet intensive dhe janë në kërkim të të dyshuarve.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga tereni, viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK dhe gjendja shëndetësore sipas stafit  mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, tha Baki Kelani nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago