Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar tre emrat e ministrave në qeverinë e ardhshme të drejtuar nga LDK-ja.
Siç ka raportuar sot portali Indeksonline, personat që do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri janë: Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj si dhe Selim Selimi.
Ndryshe, AAK gjatë ditës së sotme i ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.
“Ne kemi marr një propozim për koalicion nga LDK gjegjësisht nga kryetari Mustafa kësaj ftese iu kemi përgjigjur me një letër kemi pasur në parim një aprovim. Nga Këshilli Drejtues kemi kërkuar votën për koalicion deri tani janë 88 vota pro, 27 ende se kanë dhënë votën është një abstenim”, ka thënë ai.
Haradinaj deklaroi se prioritet i Qeverisë së re do të jetë lufta ndaj pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.