Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me erma të rinj në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë që ka dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Për herë të parë, disa emra dhe figura të njohura e shumë të rëndësishme të LDK’së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës, ata kanë mbetur jashtë Kuvendit jo pse kanë lëshuar rrugë, por se kanë humbur nga të rinjtë e LDK’së.
Ismet Beqiri nuk do të jetë më deputetë i LDK’së në Kuvendin e Kosovës pasi nuk ka arritur t’i siguron votat e mjaftueshme për ulësën e deputetit.
As Lutfi Zharku nuk do të jetë deputetë , ai u bë i njohur sa ishte ministër Infrastrukturës ku pasi erdhi AAK në pushtet e akuzoi për aferën e 53 milionë eurove me kompaninë amerikane Bechtel&Enk, për autostradën që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Metro.
Një emër tjetër si Naser Rugova nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, as ai nuk arriti votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet dhe të flas në emër të LDK’së në Kuvend siç ishte i njohur nga publiku.
Besa Gaxherri, deputetja veterane e LDK’së nuk ka arritur që të merr këtë herë votat e mjaftueshme për deputete, atë e kanë mposhtur prurjet e reja në parti që ka sjellë kandidatja për Kryeministër, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.
As Naser Osmani nuk do të jetë deputet nga radhët e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, ai madje tani po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të fondit 3%.
Deputetë nuk kanë arritur të bëhet as ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ish-deputeti Haxhi Avdyli, ish-deputeti, Blerim Grainca.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ka futur në listën e kandidatëve për deputetë shumë emra të rinj dhe me të përgatitur e që janë pritur shumë mirë nga elektorati i LDK’së duke i votuar ata për deputetë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…