Rënia globale e bursës që ndodhi dje zhduku miliarda dollarë nga llogaritë e njerëzve më të pasur në botë dhe aksionet e kompanive më të vlefshme humbën më shumë.
Vlera totale e tregut e shtatë kompanive të mëdha të teknologjisë amerikane – Amazon, Apple, Meta, Alphabet, Microsoft, Nvidia dhe Tesla – ra me më shumë se një trilion dollarë, duke ulur pasurinë e miliarderëve të lidhur me kompanitë e inteligjencës artificiale.
Forbes rendit miliarderët që kanë shënuar humbjet më të mëdha:
1. Jeff Bezos – 179 miliardë dollarë
2. Jensen Huang – 7.9 miliardë dollarë
3. Mark Zuckerberg – 7 miliardë dollarë
4. Larry Ellison – 6 miliardë dollarë
5. Elon Musk – 6 miliardë dollarë
Edhe Waren Buffet humbi miliarda
Humbje të mëdha kanë regjistruar edhe disa miliarderë të tjerë, të cilët nuk janë aq të lidhur me operacionet e përditshme të kompanisë: bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page u bënë më të varfër me më shumë se katër miliardë dollarë secili, ndërsa bashkë-themeluesi i Microsoftit, Bill Gates dhe ish-CEO i kompanisë, Steve Ballmer humbën përkatësisht tre dhe katër miliardë dollarë. E veja e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs, humbi rreth 580 milionë dollarë.
E hëna ishte gjithashtu një ditë e keqe për pasuritë e miliarderëve që nuk janë të lidhur me të ashtuquajturën “shtatë madhështore”.
Warren Buffett humbi shtatë miliardë dollarë, evropiani më i pasur, Bernard Arnault, tre miliardë dollarë dhe njeriu më i pasur në Azi, Mukesh Ambani, humbi 4 miliardë dollarë për shkak të rënies së aksioneve.