POLITIKE

Këto grupe po e pengojnë arritjen e koalicionit LDK-VV: Lepaja jep detaje të pathëna deri më tash

Zvarritja e marrëveshjes VV-LDK, ka ngritur zëra të ndryshëm, shumica e tyre kritikues, të cilët thonë se nuk e kanë pritur këtë këmbëngulësi nga të dy partitë.

Posti i presidentit po bëhet “mollë sherri” mes dy partive fituese, e që lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje.

Njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se marrëdhënia dhe bisedimet mes LDK dhe VV janë të komplikuara, për shkak se ka ndikime të fuqishme nga të dy partitë.

Ai shton se në LDK ka presione nga grupe të cilat janë të afërta me partitë tjera, ndërsa në VV ekziston presioni në formën mbi strukturën dhe personalitetet e kësaj partie.

“Marrëdhënia LVV LDK është e komplikuar pikërisht se nuk varet vetëm prej deklarimeve të tyre programore, që njëkohësisht paraqesin edhe deklarimin e tyre të interesave. Ndikimet në LDK dhe LVV janë të fuqishme, dhe ato në LDK manifestohen si presion i grupeve të brendshme të interesit të afërta me partitë e tjera, dhe grupet e jashtme të interesit, të cilat deri me këto zgjedhje ishin pushtet politik, dhe vazhdojnë ende të mbeten fuqi reale me ndikimin më të madh , fuqinë më të madhe në vend. Ndërkaq ndikimi në LVV ka formën e presionit mbi strukturën dhe personalitetet e kësaj partie, për të ulur shkallën e mobilizimit qytetar për ndryshime”, thotë Lepaja .

Ai tutje tregon se nga kush po pengohet që të arrihet ky koalicion.

“Kështu edhe pse pa votën qytetare, partitë që mbrojnë interesat e oligarkisë vendore por edhe rrjetëzimit të saj rajonal, janë duke bërë gjithçka që kjo qeveri të dështoj në bërthamë, pra ky koalicion të dështojë dhe të bëhet ofertë tjetër e cila nuk do të merrej me ndryshimet e brendshme, as me rivendosjen e një raporti tjetër me Serbinë dhe serbët, por do të krijonte hapësirë që të përfshiheshin edhe këta në konjukturën e re”, u shpreh ai.

Teksa kritikon fushatën zgjedhore, Lepaja megjithatë beson se do të arrihet koalicioni mes këtyre dy partive.

“Para zgjedhjeve ishim dëshmitarë të një lufte të madhe për të komprometuar konceptin e ndryshimeve që përfaqësonte LVV dhe krahu i të rinjve në LDK. Fushatat e pafund me shpifje, madje edhe sulmet fizike mbi aktivistët dhe përfaqësuesit e ndryshimeve ishin metodë neofashiste e cila dështoi në zgjedhje, por vazhdimi i saj tregon se ende nuk është hequr dorë nga sabotimi, nga lufta qoftë edhe qytetare për të mbrojtur interesat e jashtëligjshme dhe korruptive. Unë besoj se megjithatë do të gjendet një kompromis dhe qeveria LVV +LDK do të formohet dhe do të fillojë evropianizimin e Kosovës”, potencoi Lepaja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago