KRYESORE

KFOR: Autorizimi për FSK-në në veri u bë mbi baza humanitare

KFOR-i ka njoftuar se autorizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të marrë pjesë në operacionin për kërimin e trupit të mërgimtarit që dyshohet se u hodh të dielën në Ujman është bërë mbi baza humanitare.

“Sot, më 29 korrik 2025, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për vendosjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit (SAR) në zonën e liqenit të Ujmanit/Gazivodës. Autorizimi, bazuar në baza humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se përdorimi i ekipeve SAR të FSK-së “bie nën mandatin fillestar të FSK-së, i cili përfshin mbështetje për komunitetet lokale, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, përmes operacioneve të kërkim-shpëtimit”.

Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, siç thuhet për të kontribuar në një mjedis të sigurt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

5 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

7 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

11 orë ago