Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, për të tetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe protestuesit serbë.
Një situatë e tillë në veri vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë.
Klan Kosova raporton se njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Kosovës.
Sipas tyre aty po shihen ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar.
Kujtojmë se Kurti sot gjatë konferencës për media tha se nuk ka informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri të vendit.
“Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it”, tha Kurti në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.