FOTO&VIDEO

11 shqiptarët e “shtëpive të barit” dënohen me 37 vjet burgim në Britani

Njëmbëdhjetë shtetas shqiptarë të cilët ishin akuzuar akuzuar për kultivim kanabisi në Britaninë e Madhe, janë dënuar në total me 37 vjet burgim.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, grupi ngrinte shtëpi bari e ferma kanabisi në Ashford, Canvey Island dhe Hertfordshire midis gushtit 2019 dhe gushtit 2020.

Më shumë se 485 bimë u sekuestruan gjatë një hetimi të kryer nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex.

Drejtuesi i mjetit ishte Drilon Dishi dhe brenda efektivëve i gjetën një bllok shënimesh, i cili përdorej si regjistër. Dishi u arrestua dhe pranoi se dokumentet ishin të tijat, por pretendoi se ato përshkruanin ‘punë të vogla’ që ai kishte bërë në një fermë në Shqipërinë.

Ai mohoi se emrat e disa personave në fletë ishin identitete të bashkëpunëtorëve dhe pretendoi se emri ‘Hekri’, duke iu referuar Hekuran Perhatit, ishte në fakt një emër për një metal.

Një kontroll në pronën e tij çoi në sekuestrimin e 25,560 £ cash dhe Dishi fillimisht u akuzua se ishte i lidhur në prodhimin e kanabisit.

Ai u mbajt në paraburgim, por më vonë u lirua me kusht përpara se të arrestohej më tej si pjesë e bandës.

Regjistri i sekuestruar nga Dishi, i kombinuar me dosjet e celularit të tij, u dha detektivëve një bazë informacioni të papërpunuar që çoi në identifikimin e vëllezërve Perhati, Doris dhe Hekuran.

Detektivët zbuluan lidhjet mes grupit dhe më pas zbuluan magazinën në Hertfordshire.

Detektivët thanë se një numër i të dyshuarve, përfshirë Doris, Ylber dhe Fation Perhati, përfunduan punimet e magazinës për ta kthyer ambientin në një fabrikë të lulëzuar kanabisi.

Brooklyn Selita, Adrian Toma, Kejvi Leba dhe Klevis Prenga gjithashtu punonin në kantierin e kanabisit, që ishte në pronësi të David Toal.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago