POLITIKE

KFOR’i refuzon kërkesën e institucioneve të Kosovës, s’e transferon Pantiqin në jug

Vendi ku ai punonte, tash është kthyer në vend ku po kalon ditët e paraburgimit.

Ish polici i Kosovës, Dejan Pantiq, po mbahet që 13 ditë brenda stacionit policorë këtu në pikën kufitare në Jarinje.

Policët e njësive elite të Kosovës, po kujdesen që gjithçka të shkojë sic duhet deri ne momentin kur Pantiq të transferohet në një qendër paraburgimi je jug.

Por për shkak të bllokadave, polici që akuzohet për këtë sulm kundër zyrtarëve të KQZ-së dhe policëve të Kosovës, nuk po mund të bartet në ndonjë qendër tjetër.

Për këtë arsye është kërkuar ndihma e KFOR-it.

Në një përgjigje për T7 KFOR-i, konfirmuan se  kanë refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Pantiqit.

Përgjigje të njëjtë për institucionet e Kosovës, ka pasur edhe EULEX-i.

Ndërkohë situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serbë.

Po ashtu paraditen e së enjtes edhe një  46-vjeçari me inicialet  F.I., derisa po udhëtonte për të shpërndarë mallin në komunat e pjesës veriore të Kosovës, me furgon, është sulmuar nga katër persona të maskuar në Leposaviq, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që të kthehet mbrapa.

Të dyshuarit i kanë dëmtuar edhe automjetin e punës, duke i shkaktuar kështu dëme materiale.

Gjatë ditës është raportuar se ka filluar edhe rregullimi i disa rrugëve dytësore në veri, por jo edhe të hapën ato kryesore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

6 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

19 orë ago