KRYESORE

Khamenei “i vë flakën” flamurit amerikan: Nuk do të pranojmë asnjë agresion!

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas raportimeve për një sulm me raketa ndaj bazës amerikane Al Udeid, në Katar, e cila strehon mbi 10,000 trupa amerikane.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, ai theksoi vendosmërinë e Iranit për të mos u përkulur përballë asnjë agresioni të huaj.

Ne nuk kemi sulmuar askënd, nuk pranojmë agresionin e askujt, nuk do t’i nënshtrohemi agresionit të askujt: kjo është logjika e kombit iranian“, shkroi Khamenei.

Postimi i Liderit Suprem shoqërohej nga një imazh i krijuar artificialisht, ku shihet një flamur amerikan duke u djegur, ndërsa në sfond paraqitet një bazë ushtarake e shkatërruar, nën një shi raketash e flakësh.

Mesazhi vizual dhe retorika e ashpër duken të synojnë përforcimin e qëndrimit sfidues të Teheranit ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të fundit, me komunitetin ndërkombëtar që bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago