Ukrainian servicemen fire a BM-21 Grad multiple rocket launch system, as Russia’s attack on Ukraine continues, in Kharkiv region, Ukraine April 20, 2022. REUTERS/Serhii Nuzhnenko
Situata në qytetin jugor të Kherson-it, në Ukrainë, pritet të kthehet në fushëbetejën më të madhe të luftës, sipas zyrtarëve të lartë në Kiev.
Sipas këshilltarit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovysh, nuk ka asnjë gjasë që forcat ruse të lënë vendin, pavarësisht se Ukraina ka bërë një avancim të madh në ditët e fundit në rajonin jugor.
Ndaj, kthimi i gjithë vendit në një fushëbetejë të vërtetë, ndoshta edhe në atë më të madhen prej fillimit të luftës më 24 shkurt 2022, nuk përjashtohet.
Vetë forcat ruse sipas zyrtarit ukrainas, janë duke e përgatitur terrenin, për të përballuar kundërofensivën e Kievit.
Rajoni i Kherson-it është tejet strategjik, duke qenë se është edhe ura lidhëse tokësore mes gadishullit të Krimesë dhe pjesës lindore në Ukrainë, të njohur si rajoni i Donbass-it, i cili përbëhet nga rajonet e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.
Në javët e fundit, forcat ruse janë sprapsur disi në qëndresën e tyre, por kjo ka ndodhur për shkak të avancimit ukrainas.
Po ashtu, një evakuim masiv banorësh ka ndodhur në Kherson, ku pala ruse ka qenë e përfshirë në zhvendosjen e banorëve, të rajonit të akensuar ilegalisht nga Moska.
Khersoni, së bashku me Donetskun, Luhanskun dhe Zaporizhzhian, panë një seri referendumesh ruse të zhvilluara muajin e shkuara, ku separatistët pretenduan fitore absolute me 95% të votave dhe shpallën aneksimin e të katër rajoneve ukrainase.
Këto aneksime nuk janë njohur nga Perëndimi dhe janë tërësisht të pavlefshme, ku deklarata ka pasur nga krerë të lartë shtetesh, se Rusia do të mbajë përgjegjësi për zhvillimin e referendumeve fiktive.
Ndërkohë, me ardhjen në Kryeministrinë britanike të Rishi Sunak, asgjë nuk ndryshon në mbështetjen që aleatët e NATO-s do t’i japin Kievit si ushtarakisht, ashtu edhe ekonomikisht.
Këtë e konfirmoi vetë Sunak në fjalimin e tij të parë si kreu i Qeverisë britanike, si edhe e përforcoi presidenti amerikan, Joe Biden, teksa uroi liderin e ri të konservatorëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…