BOTA

Kievi djeg rusët me “dragoin”, Zelensky: Jemi afër fundit të luftës

Ukraina ka gati planin e paqes. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Volodymyr Zelensky, duke shtuar se detajet dëshiron t’i ndajë me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara pasi disa pika të propozimit varen nga Amerika.

“Shpresoj që të kem rastin që t’ia tregojmë Biden dhe kandidatëve potencialë për presidencën e SHBA-ve, Harris dhe Trump, dhe të kem përshtypjet e tyre. Ne dëshirojmë garanci”, konfirmon Zelenski.

Në një intervistë për mediat italiane, presidenti njofton se Ukraina është afër fundit të luftës. Në këtë drejtim po e ndihmojnë dhe armët e reja.

Siç raportohet nga CNN, ushtria ukrainase po teston një lloj të ri droni në pozicionet ruse në Ukrainë, me nofkën “dron dragon” ose “dron flakëhedhës”, i cili lëshon një shi me metal të shkrirë ndërsa kalon, i aftë për të vendosur menjëherë zjarr drejt shënjestrës së saj.

Në një video të publikuar nga CNN, droni shihet duke fluturuar në lartësi të ulët mbi një zonë të pyllëzuar dhe duke lëshuar zjarr. Rusia ka vijuar sulmet ajrore, me Kievin që njofton rrëzimin e 15 dronëve kamikazë nga 23 të lëshuar në total.

Bombardimet në rajonin Sumi shkaktuan dy viktima dhe disa të plagosur. Forcat e Kievit pretendojnë se vetëm në orët e fundit kanë vrarë 240 ushtarë rusë në frontin Pokrovsk në Donbas.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi tre dronë ukrainas mbi dy rajone të vendit, përkatësisht në Belgorod dhe Kursk.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago