BOTA

Kievi pranon dorëzimin e ushtarëve të tyre në Mariupol, “por janë më pak se 1 mijë”

Qyteti i Mariupolit pritet që të bjerë përfundimisht në duart e forcave ruse, dhe për këtë po binden edhe vetë forcat ukrainase. Dje, Ministria e Brendshme e Moskës njoftoi për dorëzimin e më shumë se 1 mijë forcave ukrainase të Brigadës së 36-të marinës ukrainase, ndoshta dorëzimi i parë masiv i një njësie ukrainase në duart ruse.

Kievi ditën  e djeshme përgënjeshtroi lajmin, duke  u përgjigjur shkurtimisht që në Mariupol luftimet vijojnë të ashpra, por sot filluan të qarkullojnë pamje të ushtarëve të kapur rob, që detyruan Kievin për një pranim të situatës aty, edhe pse me dimension të ndryshëm nga ajo e shpërndarë nga okupatorët.

Këshilltari kryesor i presidentit Volodymyr Zelenski, Oleksiy Arestovych, deklaroi se “më duhet të them që një pjesë e Brigadës së 36-të është marrë rob nga rusët në Mariupol. Por nuk bëhet fjalë për një mijë persona, janë shumë më pak”.

Sipas këshilltarit të kryebashkiakut të këtij qyteti, rusët synojnë të organizojnë një paradë në Mariupol më 9 maj, nëse fushata e tyre ushtarake do të ketë sukses. Siç thuhet, trupat janë urdhëruar të pastrojnë distriktin qendror të qytetit nga kufomat dhe mbeturinat për të mundësuar zhvillimin e paradës së fitores. Autoritetet atje vlerësojnë se rreth 21 mijë civilë mund të jenë vrarë në qytetin strategjik, i vënë në shënjestër të bombardimeve që prej nisjes së ofensivës ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago