BOTA

Kina i mbyll një tjetër “derë” Moskës, bllokon shitjen e mikroçipave

Që gjërat nuk po shkojnë mirë për presidentin rus Vlavimir Putin, dhe jo vetëm në fushëbetejën ukrainase, duket nga vendimi për të anuluar konferencën të fundvitit me mediat, një traditë që përsëritej prej 10 viteve.

Por fundviti po i jep lajme të hidhura Kremlinit jo vetëm nga fronti perëndimor, por edhe nga ai “lindor. Autoritetet kineze kanë deklaruar se kanë bllokuar dërgesat me mikroçipe për Rusinë, veçanërisht ato të tipit Loongson, që pretendon të konkurrojë me gjigantët Intel dhe AMD.

Tregu rus ishte në teori një burim interesant të ardhurash për industrinë kineze, veçanërisht pasi produktet perëndimore u bllokuan për shkak të masave pas pushtimit të Ukrainës.

Arsyetimi i vendimit, që do të vej në vështirësi të madhe tregun rus, është në dukje e qartë, sepse ata janë komponentë të domosdoshëm për zhvillimin e industrisë ushtarake. Një vendim që përfshin shumë vende të tjera, ose që mendohej se nuk do të vlente për Rusinë, aq sa shumë kompani ruse kishin testuar mikroçipet e gjeneratës së re, dhe kishin filluar porositjet.

Pekini edhe pse në dukje mbështet Rusinë dhe kritikon qasjen perëndimore ndaj konfliktit në Ukrainë, në fakt ka refuzuar çdo mbështetje konkrete ndaj Moskës, duke ftohur marrëdhëniet që para këtij viti dukeshin në pikun e tyre prej dekadash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

1 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

7 orë ago