Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për marrëveshje me Kinën gjatë mbledhjes së kabinetit, pasi i ka vendosur tarifa 145 %.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën,” tha Trump gjatë fjalës së tij, shkruan A2 CNN.
“Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore. Ata na kanë zhveshur”, tha Trump.
“Gjithçka që po bëjmë është ta kthejmë gjithçka në vendin e duhur”, shtoi ai. “Ne jemi duke e rivendosur tabelën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të shkojmë shumë mirë”, shtoi ai më tej.
“Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, një mik i imi për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump më tej.
“Unë mendoj se ne do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dy vendet. Unë e pres me padurim atë”, përfundoi Trump.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…