BOTA

Kina teston raketën balistike, avioni civil e “shmang” në momentin e fundit

Pekini po vepron në mënyrë gjithmonë e më agresive në zonën e Detit Jugor Kinez. Kinezët kanë zyrtarizuar gjatë javës një seri stërvitjesh duke mbyllur fluturimet në një zonë rreth 100 kilometër katrorë, pothuajse përballë Taivanit, por edhe një stërvitje të përbashkët me forcat ruse.    

Por një video që po qarkullon dhe i referohet datës 24 maj, tregon se testime të rëndësishme dhe të padeklaruar po vijojnë prej kohësh në atë zonë.

Video, që sipas ekspertëve ushtarakë është i vërtetë dhe i pamodifikuar, tregon pilotët e një avioni pasagjerësh të tipit Boeing 777 të kompanisë Cathai Pacific që filmojnë një situatë sureale, hedhjen e një rakete balistike shumë afër tyre.

Video që tregon pamjen e frikshme të një rakete kineze

Një testim i tillë duhet të deklarohet përpara për të “pastruar” hapësirën ajrore dhe për të shmangur tragjeditë, por në rastin konkret asnjë sinjal i tillë, që në kod cilësohen si NOTAM, nuk i është dhënë kompanive që fluturojnë në atë zonë.

Avionit i është dashur të ndryshojë trajektore vetëm pak minuta para hedhjes së raketës, pas një sinjalizimi të kullës së vrojtimit, por mjeti fluturues ishte gjithsesi afër për të xhiruar një video të qartë të hedhjes së raketës, nga nëndetësja deri në zhdukjen e saj në horizont.

Disa nga pamjet e pakta të një rakete kineze JL-3

Ekspertët ushtarakë, flasin për një raketë balistike kineze të tipit JL-3, i hedhur nga një nëndetëse e klasit 094 në përdorim të ushtrisë së Pekinit. Raketa JL-3 shihet si një armë e gjeneratës së tretë në dorën kineze, ende në testim dhe që mund të godasë objekte larg edhe 9 mijë kilometra, duke mbajtur deri në 7 bomba bërthamore brenda saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago