POLITIKE

Kisha Ortodokse e Serbisë i shërben Rusisë e cila dëshiron ta rrëzoj qeverinë malazeze

Ish zyrtari i Pentagon Michael Carpenter, tha se Kisha Serbe shfrytëzohet si instrument i promovimit të interesave ruse dhe serbe në rajon. Ai nuk e mohoi se gjithë kriza mund të ketë me atë se ky është vit zgjedhor në Mal të Z i dhe Serbi e shtoi se kjo nuk bën të mos shikohet edhe nga konteksti gjeopolitik i kontestit, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ish Këshilltari i zëvendës Presidentit Amerikan, Joe Biden, tha se në Mal të Zi është i domosdoshëm dialogu me Kishën Ortodokse të Serbisë (KOS) për ligjin e ri të komuniteteve fetare dhe situatën e polarizuar edhe më shumë mes atyre që e deklarohen se janë serb dhe pjesës tjetër të shoqërisë malazeze.

“Kjo që po ndodh tani-tensionet religjioze apo etnike, quani si të doni, duhet vëzhguar me kujdes pasi ekziston potenciali të trazoj gjithë shoqërinë’ tha Carpenter.

Ai tha se rolin e Rusisë në këtë situatë e sheh në atë se “në mediat ruse dhe rrjetet sociale po manipulohet me këtë situatë, kam parë edhe atë se agjencia ruse TASS ka shkruar se është SHBA që qëndron prapa këtij ligji dhe gjoja se ka detyruar pushtetin në Mal të Zi të miratoj atë ligj- që është një absurditet”.

“Kisha Ortodokse e Serbisë është përdorë si mjet i ‘fuqisë së butë’ për promovimin e interesave rus dhe serb në rajon. Të drejtat e të gjitha komuniteteve fetare duhet të merren parasysh, duhet të respektohet e drejta e pronës, por ekziston edhe gara hibride që po zhvillohet në prapaskenë”.

Carpenter qartë e thotë se Rusia nuk e sheh me sy të mirë pushtetin në Mal të Zi dhe punon hapur për ta zëvendësuar atë me qëllim të dobësimit të NATO’s.

“Moska ka interes të qartë të provoj të minoj pushtetin aktual malazez’ edhe pse në Mal të Zi ka punë thotë ai për forcimin e sundimit të ligjit, por është “fakt që Rusia dëshiron të ndryshoj qeverinë aktual në Mal të Zi dhe në pushtet të sjellë grupet opozitare por ruse”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago