Klina u trondit mbrëmë nga një vrasje që ndodhi rreth kohës së iftarit. Atje mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij. Për rastin deri tash janë arrestuar pesë persona. Më poshtë gjeni një përmbledhje të krejt asaj çka dihet për këtë rast tragjik.
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vdekur një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.
Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik.
Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet.
Për rastin deri tash janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, thanë në përgjigjen e Policisëë së Rajonit të Pejës.
Edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Pejës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…