LAJME

Kishte braktisur veturën Golf 2, dalin detaje rreth rastit të 21 vjeçarit që ka goditur policin e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për rastin e ndodhur më 25 dhjetor, kur i dyshuari A.G i lindur në vitin 2002 nuk ka përfillur urdhrin e Policit të trafikut dhe e ka goditur të njëjtin.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që zyrtari policor ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Policia ka njoftuar menjëherë se është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.

Policia ka treguar se pas një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Arrestohet i dyshuari për vepër penale

“Vrasje nё tentativë”

Pejë, 26 dhjetor 2023

Më datë 25 dhjetor 2023 rreth orës 18:05, Patrulla e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, e cila   ishte në pikë kontrolli në fshatin Ozdrim – Pejë, pasi e kishte sinjalizuar për ndalim veturën Golf 2 i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e policit duke vazhduar me të njëjtën shpejtësi me ç’rast e godet ZP. duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjerë sa ZP është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Policia menjëherë është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur  dëshmi si dhe është   sekuestruar automjeti i të dyshuarit

• A. G.   i lindur  me 2002.

Pas  një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

3 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

4 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

4 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

5 orë ago